Aktualitet

Banorët e Unazës së Re sërish në protestë, bllokojnë rrugën dhe “djegin” Ramën (FOTO+VD)

20 Mars 2019, 18:26 Nga DOSJA
Banorët e Unazës së Re sërish në protestë,

TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë vijuar dhe sot protestën në ditën e 137 të saj. Ata kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë të shemben shtëpitë e tyre.

Sot banorët kanë bllokuar sërish rrugën dhe janë mbështetur nga ish-deputet e PD-së dhe LSI-së. Policia e Tiranës ka qenë dhe sot prezente aty, e shtuar në numra dhe u ka bërë thirrje banorëve që të mos bllokojnë rrugën, por të protestojnë në trotuar.

Pavarësisht kësaj kërkese ata kanë vijuar protestën e tyre, ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës, dhe kërkojnë anulimin e projektit, të cilin e quajnë korruptiv.

Në këtë protestë për të mbështetur banorët kanë qenë dhe ish-deputetët, Petrit Vasili, Endrit Braimllari nga LSI, si dhe Klevis Balliu e Oriola Pampuri nga PD.

“Ju jeni përballur këto ditë të fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash. Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin, asnjë s’ka frikë nga ata. Këta po e bëjnë më të zi fundin e tyre. Koha e tyre ka marrë fund, janë kthyer në kufoma politiike që qelben erë. Meqënëse nuk do largohen me të mirë populli do i largojë me pahir. Po ruajnë me policë një tufë hajdutësh që me patursinë më të madhe po shkojnë në parlament. Ju jeni pa gjumë ne jemi pa gjumë. Ne jemi me ju.”- u shpreh Petrit Vasili gjatë fjalës së tij.

Banorët pasi kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, kanë ndjegur në mënyrë simbolike dhe portretin e Edi Ramës dhe godinën e qeverisë.

Protesta e tyre edhe sot u zhvillua nën masa të shtuara të Policisë dhe nën tensione, pasi flitej se mund të kishte arrestime nga ana e uniformave blu. Një ditë më parë, banorët përshkallëzuan protestën e tyre, duke bllokuar rrugën për 4 orë dhe krijuan një kaos në trafik.(Lexo këtu)

Banorët e Unazës së Re, për më shumë se katër muaj janë duke protestuar kundër projektit për rehabilitimin e rrugës, pasi preken disa nga banesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita e 137 djegin ramen klevis balliu petrit vasili protesta e banoreve te astirit protesta e banoreve te unazes se re dita e 137 djegin ramen klevis balliu petrit vasili protesta e banoreve te astirit protesta e banoreve te unazes se re

Sondazh

Poll