Aktualitet

SAGA e ngjarjeve kriminale në Shqipëri, në 5 ditë 3 vrasje, Shkodra epiqendra e ekzekutimeve edhe në 2019/ Skeda

20 Mars 2019, 17:51 Nga DOSJA
SAGA e ngjarjeve kriminale në Shqipëri, në 5 ditë 3 vrasje,

SHQIPERI- Pas arrestimit të grupit të Bajrajve, shumëkush mendoi se Shkodra do të gjente qetësi, por e kundërta ka ndodhur. Që prej qershorit të vitit 2018, qyteti verior nuk po gjen qetësi.

Në 6 muaj të vitit 2018 janë vrarë 7 persona, ndërkohë që 2 të tjerë janë zhdukur.

Ndërkohë që brenda 5 ditëve kanë ndodhur 3 vrasje dhe 1 plagosje.

Të shtunën u vra tek Kodrat e Liqenit, Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurti u ekzekutua poshtë banesës së tij dy netë më parë, ndërkohë që sot u vra në Shkodër biznesmeni Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si Nard Polia.

Shkodra rikthehet fuqishëm në skenën e ngjarjeve kriminale pas gati 4 muajve qetësi.

Saga e ngjarjeve kriminale në Shkodër përgjatë vitit 2018

Në 18 qershor u vra biznesmeni Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë ish-polici Boran Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku, tregtar peshku kushëriri i Arjanit

Viti 2019
Më 20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

Tiranë, Mars 2019

14 mars 2019, plagoset tek Komuna e Parisit, 26-vjeçari Enea Keqi

16 mars 2019, u vra tek Kodrat e Liqenit Haxhi Baxhinozi

18 mars 2019, vritet poshtë shtëpisë menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati tek komuna e parisit fatbardh lici haxhi baxhinozi mehdi kavaja prendush fusha vrasja e arjan ferracakut vrasja e ciftit bercana vrasja e jurgen kurtit vrasja e nard polise zhdukja e agron molles atentati tek komuna e parisit fatbardh lici haxhi baxhinozi mehdi kavaja prendush fusha vrasja e arjan ferracakut vrasja e ciftit bercana vrasja e jurgen kurtit vrasja e nard polise zhdukja e agron molles

Sondazh

Poll