Art&Argëtim

Andrea Bocelli ‘ngroh’ zemrat e italianëve të shkatërruar nga Covid-19, përlot njerëzit nëpër ballkone me zërin bril

20 Mars 2020, 11:40 Nga DOSJA
Andrea Bocelli ‘ngroh’ zemrat e italianëve të

ITALI – Nuk është sekret që Italia është goditur shumë nga koronavirus (COVID-19), por italianët po mblidhen dhe po përpiqen të përhapin pak lumturi përmes muzikës. Shumë italianë kanë zgjedhur të dalin në ballkonet e tyre për të kënduar dhe luajtur instrumente. Por kush e mendonte që një nga zërat që do t’i bashkohej kësaj nisme të re, do të ishte dhe zëri brilant i të madhit, Andrea Bocelli.

Në një lidhje direkte nga Instagrami, me reperin italian Fedez, Andrea Bocelli së bashku me djalin e tij Matteo Bocelli, mbajtën një koncert nga shtëpia e tyre, ndërsa ky i fundit luante në piano.

 

 

@matteobocelli @fedez ?? You can watch the whole performance on @fedez live ??

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Siç shihet gjatë një videoje live në rrjete sociale, të vendosur së bashku nga këngëtari/reperi italian Fedez dhe bashkëshortja e tij, influencuesja e modës, Chiara Ferragni, Andrea Bocelli dhe i biri Matteo performuan muzikë nga shtëpia e tyre, e cila nuk u transmetua vetëm në mediat sociale, por dhe në qytetin e  Milanos, pasi fedez ishte kujdesur për të vendosur një megafon, që do të shpërndante muzikë për të gjithë njerëzit jashtë ndërtesës.

 

 

Grazie @andreabocelliofficial per averci fatto emozionare ❤️???? Amici di Bergamo, Brescia, Cremona, Lodi e tutte le province maggiormente colpite da questa tragedia a tutti i medici e operatori sanitari che stanno letteralmente sacrificando le loro vite per salvarne altre. Questo video è per voi, che possa arrivarvi il nostro abbraccio simbolico.

A post shared by FEDEZ (@fedez) on

Andrea Bocelli u ul në pianon e tij dhe dha një shfaqje emocionale të “Ave Maria”. Ndërsa njerëzit dëgjonin në ballkonet e tyre, ata shikonin dhe flamujt italianë që valëvitësh nën tingujt e muzikës së zërit brilant, të këngëtarit të mirënjohur italian.

Pas një kënge tjetër të realizuar nga Andrea, të gjithë qëndruan në vend për një moment heshtjeje, me sa duket për të gjithë ata që janë prekur dhe madje kanë humbur jetën nga COVID-19.

Që nga përhapja e shpejtë e virusit në Itali, Fedez dhe Chiara filluan një nismë për të mbledhur sa më shumë para në GoFundMe, për të mbështetur komunitetet italiane dhe spitalet që kanë qenë duke luftuar për trajtimin e fluksit të pacientëve me koronavirus, dhe në një kohë të shkurtër ata kanë arritur të mbledhin 4 milion euro.

R.L/Dosja.al

                                                                                                                 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz andrea bocelli chiara ferragni fedez koronavirusi ne itali andrea bocelli chiara ferragni fedez koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Mars 2020, 11:10

TIRANË– Rudina Magjistari bëri një lapsus teksa të ftuar në studion kishte juristen, Eni Çobani. Moderatorja e ka prezantuar si Eni Shehu. Të ...