Humb mikun nga koronavirusi, e prekur Bebe Rexha u drejtohet të gjithëve: Kjo nuk është shaka, bëni detyrën tuaj!
19 Mars 2020, 18:32Nga DOSJA
AMERIKË- Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ditën e sotme ka humbur një nga miqtë e saj, për shkak të sëmundjes së koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim në Twitter ku shkruante se miku i saj ishte 45-vjeç. Në reagimin e saj, Bebe ka këmbëngulur se situata ku bota ndodhet nuk është shaka duke i këshilluar të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.
“Kjo nuk është një shaka. Një miku im sapo vdiq nga koronavirusi në moshën 45-vjeçare. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem,” -ka shkruar Bebe.
Më pas Bebe Rexha nëpërmjet disa fjalëve i është drejtuar edhe presidentit të Amerikës Donald Trump, ku thotë se ai duhet të heqë dorë nga disa taksa, në mënyrë që të ruajë sigurinë në vend.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat për qiratë, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa koronavirusi të jetë nën kontroll. Miliona amerikanë janë të shqetësuar për fatin e punëve të tyre në vend që të qëndrojnë të qetë e të sigurt”,- ka shtuar ajo.
COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Ditën e sotme është bërë me dije se menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, është mbyllur në karantinë së bashku me këngëtarin e njohur Robert Be...
Art&Argëtim19 Mars 2020, 16:33
PRISHTINË– Këngëtari Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli janë karantinuar nga qeveria e Kosovës, menjëherë sapo janë kthye...
TIRANË– Moderatori i njohur i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka qënë një nga të parët personazhe publike që është treguar tejet i kujdesshëm që n...
SHBA – Prezantuesja 66-vjeçare, Oprah Winfrey mohoi të gjitha thashethemet e rënda, në të cilat akuzohej për trafik seksi. Pasi në rrjetin social Twitter...
AMERIKË– Rivaliteti mes vëllezërve nuk merr fund kurrë. Shembullin për këtë gjë e kanë dhënë dy vëllezërit Cuomo, njëri prej të cilëve është guvernator i N...
Art&Argëtim19 Mars 2020, 14:52
TIRANË– Këngëtarja Morena Taraku e revoltuar nga disa ndjekës që ‘e ngacmojnë’ në rrjete sociale, për ‘lokacionin’ e famshëm, me të cilin bëri bujë pak koh...
TIRANË– Aktori Rezart Veleshnja ka pasqyruar situatën e qarkullimit rrugor në Tiranë, edhe pas masave të rrepta të marra nga qeveria. Makina plot dhe qarku...
TIRANË- Shqipëria vijon të jetë në karantinë por faqet e memeve nuk e kan ndalur aktivitetin e tyre. Teksa shumë prej shiptarëve mund të kenë akumual stres...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, është shprehur se gjendet në Greqi, pas anulimit të koncertit për ...
TIRANË- Kufizimi i lëvizjes së këmbësorëve në Tiranë, iu ka hapur punë të gjithë policëve bashkiakë të cilët përveç gjobitjes së mjeteve dhe tregtar...