Art&Argëtim

20 Mars 2020, 11:10 Nga DOSJA

TIRANË– Rudina Magjistari bëri një lapsus teksa të ftuar në studion kishte juristen, Eni Çobani. Moderatorja e ka prezantuar si Eni Shehu. Të dyja e kanë kaluar me sportivitet këtë pjesë, por duhet të kujtojmë se Eni Shehu është një moderator shqiptar, që ka punuar në Tv Klan.

Në një reagim në rrjete sociale, Eni Shehu ka ardhur me një sqarim për ‘gafën’ e Rudina Magjistarit, duke përmendur këtu faktin se Eni Çobani, mbiemrin në dokumenta zyrtare e ka Shehu, pasi mban atë të bashkëshortit.

Eni Shehu ka treguar dhe një episod që ka ndodhur ndërsa ai punonte në Klan, kur gabimisht i kaluan rrogën e juristes, Eni Çobani.

Reagimi

“Në fakt përtej “lapsusit”, mbase nisur nga subkoshienca, Rudina Magjistari ka plotësisht të drejtë. Një herë kur punoja në Klan, më kaluan në bankë rrogën e Eni Çobanit sepse në dokumenta zyrtare, juristja Eni mban mbiemrin Shehu (nga bashkëshorti). Sidoqoftë, nesër unë (jojuristi) do jem në emisionin “Rudina” për një vizitë, meqë të dyve na paska marrë malli,”- shkruan moderatori Eni Shehu në profilin e tij në Instagram.

Ndërkohë dhe Eni Çobani e ka pranuar në studio, kur në moment i është kthyer Rudina Magjistarit: “I bëre qejfin familjarëve”.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eni cobani eni shehu juristja lapsusi i rudina magjistarit moderatort rudina magjistari eni cobani eni shehu juristja lapsusi i rudina magjistarit moderatort rudina magjistari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Mars 2020, 16:33

PRISHTINË– Këngëtari Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli janë karantinuar nga qeveria e Kosovës, menjëherë sapo janë kthye...