Art&Argëtim

“I kam në gjendje të rëndë”, me duart plagë, Luana Vjollca e vetme në karantinë i futet me themel punëve të shtëpi

20 Mars 2020, 09:14 Nga DOSJA
“I kam në gjendje të rëndë”, me duart

TIRANË– Në një lidhje direkte me Bieta Sulon, në emisionin “Ftesë në 5”, ka qenë moderatorja e njohur, Luana Vjollca. Ajo ka treguar jetën e saj në izolim, duke treguar që i lan duart aq shpesh nga frika e koronavirusit, saqë i janë bërë plagë.

“Çmenduria më e madhe mund të them që është pastërtia e duarve, që unë mendoj që është praktikisht më e rëndësishmja. I kam në gjendje shumë të rëndë, i kam plagë, i kam shumë keq”– është shprehur Luana Vjollca.

 

 

E izoluar në shtëpinë e saj, moderatorja @luanavjollca e fiksuar pas pastërtisë: Shikoni si i kam duart! #Ftesënë?️

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Moderatorja madje ka treguar me fakte se si i janë bërë duart nga larjet e shpeshta, duke i shfaqur ato të irrituara dhe të skuqura. Luana ka folur për mënyrën se si i kalon ditët në karantinë, duke treguar që merret shumë me punët e shtëpisë, dhe puna e preferuar është larja e enëve.

Gjithashtu, moderatorja ka rrëfyer dhe disa detaje rreth emisionit të ri, për të cilin pothuajse gjithçka ishte gati, dhe pritej të niste së shpejti. Luana u shpreh se për shkak të gjendjes në vend dhe përhapjes së koronavirusit, emisioni “Take me out” do të shtyhet, duke mos pasur një datë të saktë.

R.L/Dosja.al                                                             

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz duart plage te luana vjollces koronavirusi luana vjollc ne karantine luana vjollca take me out duart plage te luana vjollces koronavirusi luana vjollc ne karantine luana vjollca take me out

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Mars 2020, 16:33

PRISHTINË– Këngëtari Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli janë karantinuar nga qeveria e Kosovës, menjëherë sapo janë kthye...