Aktualitet

COVID-19/ Rama thirrje shqiptarëve: Jam gati t’ju ulem në gjunjë dhe t’ju lutem, mos dilni nga shtëpia, do merrni në qa

20 Mars 2020, 06:31 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama thirrje shqiptarëve: Jam gati t’ju ulem në

Tiranë- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi sipas tij do të marrin në qafë famijen, miqtë dhe kalimtarët, me lëvizjet që bëjnë nëpër lagje. Rama shprehet se është i gatshëm të ulet në gjunjë para popullit dhe t’i lutet që të zbatojë rregullat e vendosura nga qeveria për COVID-19. Kreu i qeverisë thekson se qytetarët duhet të mbajnë distancë dhe të qëndrojnë në radhë, kur shkojnë për të blerë në dyqan . Duke iu referuar asaj çfarë po kalon Italia, Rama shprehet se atje nuk ka më as krevate në spitale dhe vende ku të varrosen njerëzit, pasi qytetarët nuk iu bindët rregullave të vendosura nga shteti.

Reagimi: 

O NJERËZ O XHAN! PO AMAN MORE SI DONI T’JUA THEM JUVE QË AKOMA DILNI NËPËR LAGJE PËR AJROSJE, QË DO MERRNI NË QAFË FAMILJEN, MIQTË, KALIMTARË QË NUK JU KANË ASNJË BORXH?!

JAM GATI T’JU ULEM NË GJUNJ DHE T’JU LUTEM:

MOS!!!?

M???S!!!???

M????S SE PO HIDHNI NË PLEHRA SAKRIFICAT E NJË POPULLI TË TËRË!!! M?????S?????

? PO JU O MOTRA E VËLLEZËR SI DONI T’JU LUTEM QË TË MOS BËHENI GARUMBULL KUR SHKONI PËR TË BLERË, PO TË MBANI RADHË NË DISTANCË DHE DURONI SA T’JU VIJË RADHA?!

JAM GATI T’JU SHTRIHEM PARA SYVE DHE T’JU LUTEM:

MOS!!!?

M???S!!!???

M????S SE PO BËNI MISH PËR TOP FAMILJEN TUAJ DHE DHJETRA NJERËZ TË PAFAJSHËM, DUKE U SJELLË SI TEK DERA E AUTOBUZIT APO STADIUMIT!!!

M?????S?????

? SHIKOJENI ÇFARË PO HEQ ITALIA KU PO MBETEN TË VDEKURIT PA VARR E PO IKIN ME KAMIONA USHTRIE RRUGËVE DHE LEXOJENI ÇFARË SHKRUAN KY POSTIM, KU EDHE KJO FOTO KU S’KA NJERËZ GARUMBULL E AS ECJE PËR DORE, QUHET NJË SKANDAL? KËTA BËJNË VRAP MES BOMBAVE TË PADUKSHME DHE PASTAJ U THËRRET VDEKJA NJERËZIT E SHTËPISË, E S’U GJEJNË DOT MË JO KREVAT NË SPITAL, PO AS NJË COPË VARR

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll