Aktualitet

Shqiptarja që jeton në Bergamo tregon situatën e trishtë: Në spitale, Kisha dhe morg nuk ka më vende

19 Mars 2020, 21:37 Nga DOSJA
Shqiptarja që jeton në Bergamo tregon situatën e trishtë:

TIRANË– Sonila Alushi, sktiviste për të Drejtat e Emigranteve që jeton në Bergamo, tregoi se çfarë po ndodh në Itali ku shifrat e vdekjeve janë shumë të larta. Në lidhje direkte në emisionin “Open”, Alushi tha se deri tani nuk ka asnjë shqiptarë të vdekur në Itali.

Situata është shumë e rëndë. E gjithë Bergamo është në kolaps. Sistemi shëndetësor është në kolaps, edhe pse është një ndër sistemet shëndetësore më të mira në botë. Në spitale nuk ka më vende, në kisha nuk ka më vende, në morg nuk ka më vend”, u shpreh Alushi.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali masat kunder covid 19 sonila alushi koronavirusi ne itali masat kunder covid 19 sonila alushi

Sondazh

Poll