Aktualitet

‘Virusi është në heshtje, ne mjekëve na tremb’/ Pëllumb Pipero flet për gjendjen e të infektuarve me covid-19

19 Mars 2020, 22:00 Nga DOSJA
‘Virusi është në heshtje, ne mjekëve na tremb’/

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se situata e koronavirusit është e rëndë, pasi ai nuk e ka kapur ende pikën e tij më të madhe të përhapjes.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha se gjendja e të sëmurëve të shtruar deri më tani është e qëndrueshme por duhet pritur dita e 9-të për një informacion më të sigurtë.

“Situata është serioze, është heshtje e virusit që ne si mjek na tremb. Në fundin e javës së tretë shifrat rriten në mënyrë dramatike. Ne jemi në fillim të javës së dytë. Qytetarët të jenë bashkëpunues. Nuk kemi asnjë shans të fitojmë këtë betejë pa bashkëpunimin e qytetarëve. Të moshurave i them që nëse duan t’i gëzojnë nipër e mbesa se po erdhën në spital nuk kanë më shpresa. Ky virus ka shumë të panjohura. Ndaj këtij virusi askush nuk është i imunizuar. Gjendja e të sëmurëve duket e qëndrueshme, por ne flasim pas ditës së 9-të. Atëherë ne flasim më me sigursi. Në mënyrë të mistershme nga dita e 6-të deri në të 9-ën ka një komplikacion të tyre,”-tha mjeku shqiptar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll