Ekonomi

Shahini publikon VIDEO-n: Në Universitetin e Durrësit ka nisur mësimi online, 2 mijë studentë po vijojnë leksionet

19 Mars 2020, 17:01 Nga DOSJA
Shahini publikon VIDEO-n: Në Universitetin e Durrësit ka nisur

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar sot se në Universitetin e Durrësit ka nisur mësimi online. Shahini në një reagim në Facebook, bën me dije se të gjithë studentët mund të përdorin platformën falas dhe tashmë janë 30 module online dhe 2 mijë studentë kanë nisur mësimin.

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks. 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin. Bravo #UAMD ??”, shkruan Shahini.

Një platformë online është premtuar dhe Universiteti i Tiranës, ku pak ditë më parë Rektori Mynyr Koni është shprehur se po punohen për të ndërtuar një faqe që do u vi në ndihmë studentëve e padagogëve. Ndërkohë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare prej ditësh po mësojnë online dhe ne RTSH shfaqen mesimet e tyre çdo ditë.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale besa shahini masat kunder covid 19 mesimi online ne durres besa shahini masat kunder covid 19 mesimi online ne durres

Sondazh

Poll