Ekonomi

Manastirliu publikon numrin e ri: Nga sot mund të telefononi në 08004040 për këshilla rreth COVID-19

19 Mars 2020, 15:42 Nga DOSJA
Manastirliu publikon numrin e ri: Nga sot mund të telefononi në

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton të gjithë qytetarët se nga sot ata do kenë dhe një numër tjetër në dispozicion, ku mund të telefojnë dhe të marrin këshilla për përballimin e situatës së COVID-19.

Në një reagim në Facebook, Manastirliu shkruan se ky numëri i ri pa pagesë është vënë në dispozcion nga Ministria e Shëndetësisë, por sërish të gjithë ata që kanë urgjencë mund të marrin 127-ën.

?#COVID-19 ? Pyetje për koronavirusin #COVID-19❓ Ministria e Shëndetësisë vendos në dispozicion të qytetarëve linjën e re këshilluese #falas❗️ ? Por për urgjencat, telefononi 1️⃣2️⃣7️⃣‼️

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll