Aktualitet

Vrasja në Shkodër, kush është biznesmeni i vrarë, ndihmoi edhe turistët çekë të ndërtonin një urë (FOTO)

20 Mars 2019, 16:36 Nga DOSJA
Vrasja në Shkodër, kush është biznesmeni i vrarë,

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tjetër vrasje që ka ndodhur pasditen e sotme. Dosja.al mëson se viktima është Ferdinand Polia, 35 vjeç, i njohur si biznesmen dhe pronar i disa prej bujtinave turistike në Theth.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu nuk ka qenë më parë i skeduar nga Policia e Shtetit, dhe se njihet si një person social, i dashur dhe jo problematik.

Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën.

Polia apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa sot është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.

[sgallery url=”https://dosja.al/vrasje-ne-shkoder-ekzekutohet-brenda-makines-biznesmeni-i-bujtinave-te-thethit/”]

Apeli i viktimës Ferdinand Polia për të zhbllokuar Thethin nga dëbora në dimër 2018:

Situata është përkeqësuar sepse ka rënë borë e re mbi borën e vjetër. Ne nuk kërkojmë ndërhyrje urgjente po kërkojmë ndërhyrje kur dëbora të pushojë të rëni, sepse kemi kërkesa për të punuar me turistët edhe gjatë dimrit. Është një turp që nuk ndërhyhet nga bashkia Shkodër, sepse ata po prezantohen me Thethin nëpër botë. Jetojnë 45 familje gjithmonë në Theth, ndërkohë që e gjithë zona përfshin rreth 300 familje. Pra, 300 familje janë pa ndihmë. Bora ka nisur të bjerë që dje deri më sot. Ka arritur diku tek 40-50 cm dhe vazhdon të jetë më shumë në zonë më të lartë. nuk ka probleme as me energjinë as me ujin.

Nga vëzhgimi në rrjetet sociale shihet se Polia ishte i dhënë pas natyrës së egër të veriut të vendit.  Në disa prej fotove të publikuara ai shkruan se paqen e gjen tek natyra.  Gjithashtu, në vitin 2016 ai u bë hit në rrjetet sociale, pasi ndihmoi turistët çek që të ndërtonin një urë në Theth, pak kohë pasi në këtë zonë ishin vrarë dy turistë nga një grabitës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand polia vrasje ne shkoder ferdinand polia vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll