Aktualitet

Salvador Allende i përshkruar nga Isabel Allende, sa mund  t’i ngjajë Ilir Meta?

20 Mars 2019, 12:04 Nga DOSJA
Salvador Allende i përshkruar nga Isabel Allende, sa mund  t’i

TIRANË- Salvador Allende,  me të cilin u krahasua Ilir Meta, ishte edhe xhaxhai i shkrimtares së njohur kiliane, Izabel Allende, e njohur në Shqipëri, fillimisht me romanin “Shtëpia e Shpirtrave”.  Nga përshkrimi i Allendes për xhaxhain, që ishte në fakt kushëriri i parë i babait të saj, nuk duket sikur ka shumë ngjashmëri me Ilir Metën. Kjo është çfarë ka thënë shkrimtarja e madhe kiliane për Salvador Allenden në një nga intervistat e saj të shumta.

Pyetje: Ti vjen nga një familje e pazakontë. A mund të flisni për xhaxhain tuaj Salvador Allende dhe si influencoi ai në jetën tuaj?

Allende: Nuk mendoj se influencoi shumë në jetën time, deri sa vdiq, megjithatë gjithmonë kam patur një admirim të madh për të. Kur ndodhi grushti ushtarak i shtetit në Kili në 1973, nuk ishte ai, por grushti ushtarak që ndryshoi jetën e kaq shumë kilianëve. Kjo preku dramatikisht gjysmën e popullsisë.

Salvador Allende ishte kushëriri i parë i babait tim. Unë e shihja atë në fundjava, disa herë ne pushim, por nuk jetoja me të.

Pas grushtit të shtetit, kuptova se ai kishte një dimension historik. E pashë këtë vetëm pasi u largova nga Kili. Pas Grushtit të Shtetit, emri I tij u ndalua në gjithë vendin. Kur shkova në Venezuelë, sa herë thoja emrin tim, njerëzit më pyesnin menjëherë nëse isha e afërte Salvador Allendes. Ai ishte bërë një figurë legjendare, një hero.

Pyetje: A do të shkruanit ndonjëherë ndonjë libër për të?

Allende: Jo, nuk mendoj. Nuk jam e mirë në shkrimin e biografive dhe në këtë rast nuk do të isha objective.

Pyetje: A besoni në fat ose në karma?

Allende: Besoj tek fati. Besoj se jemi të një dorë letrash të ndara dhe duhet të luajmë lojën e jetës sa më mirë të mundemi. Dhe shpesh letrat janë me shenjë.

Pyetje: A mendoni se ajo që I ndodhi babait tuaj ishte Fat?

Allende: Po. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit që e vranë nuk duhet të fajësohen. Unë mendoj se torturuesit dhe vrasësit duhet të ndëshkohen dhe se ne duhet të përpiqemi t’i ndalojmë.

Kush është Salvador Allende që përmendi sot Meta?

Salvador Allende ishte presidenti i Kilit nga viti 1970 deri në vitin 1973, ndërsa kishte 40 vite që ishte pjesë e politikës së vendit. Në fakt, sa i përket vdekjes së tij ka disa teza. Thuhet se Allende është viktimë e një grushti shteti nga Augusto Pinocheti, por në vitin 2012 një gjykate kiliane ka konfirmuar se presidenti Salvador Allende kreu vetëvrasje në vitin 1973, ndërsa trupat ushtarake sulmuan pallatin presidencial.

(J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta isabel allende kriza politike në vend salvador alende ilir meta isabel allende kriza politike në vend salvador alende

Sondazh

Poll