Aktualitet

Turizmi në Gjirokastër, kryebashkiakja Rami dhe prefekti Aliaj: Këtë vit më shumë se 160 mijë turistë

20 Mars 2019, 16:23 Nga DOSJA
Turizmi në Gjirokastër, kryebashkiakja Rami dhe prefekti Aliaj:

GJIROKASTËR– Numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Qarkun e Gjirokastrës është në rritje. Ky ishte dhe fokusi i takimit të zhvilluar në Prefekturën e Gjirokastrës organizuar nga Prefekti Astrit Aliaj mes drejtuesve lokal dhe institucioneve rajonale, ku ndër të tjera u diskutua dhe për masat që duhen marrë për të nxitur më tej turizmin në vitin 2019.

Aliaj u shpreh se vitet e fundit turzimi në Qarkun e Gjirokastrës po zhvillohet me ritme të kënaqshme fal programeve të ndërmarra nga qeveria dhe investimeve të sektorit privat. Po sipas tij rëndësi në kuadër të zhvillimit të turizmit ka patur edhe zhvillimi i infrastuktrurës në zonat më potenciale turistike, si dhe kthimi i banesave rurale në bujtina për të promovuar traditat e zonës.

Përshëndetje të gjithëve. Gjatë vitit 2018 siç shihet edhe në tabelë numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që janë future në qarkun tonë ka qenë rreth 162.995 mijë, pra rreth 52 mijë e 57 vizitorë më shumë se vitin e kaluar. Ky sezon turistik ka pasur mjaft rritje të interesit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Kërkesat të tursitëve u janë përgjigjur edhe sektori privat, për t’i akomoduar. Me anë të bashkëpunimit të ndërsjellë të strukturave të qarkut tonë do të marrim masat në mënyrë që të rritet akoma më shumë numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë. Promovimi dhe njohja e qarkut tonë do të jetë një prioritet i panegociueshëm për ne këtë vit, duke u bazuar në tradhëgiminë kulturore që kemi. Kështu që sezoni do të na gjejë në kushte sa më optimale.   

Gjatë këtij takimi u evidentuan edhe problematikat për turizmin në Gjirokastër. Si pasojë e punimeve që po kryhen në “Qafën e Pazarit” në qytetin e gurtë, zona rrezikohet të mos ketë ujë të pijshëm gjatë sezonit turistik, ndërkohë që vështirësi priten edhe në qarkullimin e automjeteve. Nga ana tjetër problem evident prej turistëve janë edhe ndotja e ambientit si dhe shërbimi i ofruar në këtë qytet.

Në zbatim të këtij projekti ka ndërmarrë masa në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik gjatë sezonit turistik. Policia ka hartuar planin e masave në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë edhe në pikun e sezonit turistik. Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Fierit do të ketë një bashkëpunim efikas në mënyrë që turistët të ndihen sa më të sigurtë. Kemi pasur edhe rastin e turistëke polakë që strukturat vendore vepruan menjëherë dhe ne i falenderojme shumë.

Përsa i takon fillimit të sezonit turistik ne së bashku kemi qenë të angazhuar për të zgjidhur problematikat e hasura, në komunikim me Policinë e Shtetit. Gjithashtu po punojmë edhe në stabilizimin e lëvizjes së automjeteve pasi të gjithë e dimë që fluksi më i madh është në pikun e sezonit. Si Bashki ne kemi planifikuar disa investime në lidhje me krijimin e shtigjeve turistike sidomos rrugicat me kalldrëm. Kemi rikthyer standartet e domosdoshme për të lëvizur turistët dhe për të marrë një kënaqësi nga Gjirokastra. I vetmi shqetësim që unë kam është mbajtja pastër e mjedisit dhe përgjegjshmërisë që duhet të kemi në lidhje me të. Përveç punës së bërë nga Agjensia e Zhvillimeve publike do të doja shumë të kishte një sensibilizim më të madh ndërinstitucionale ku të kontribuonim edhe në grumbullimin e mbetjeve jo në zonat e vizituara nga turistët.

Duhet një rritje e shtretërve në mënyrë që akomodimi të jetë më ithjeshtë. Kemi nevojë për investime në strukturat e hotelerisë. Duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët në mënyrë që investimi të behet aty ku është i nevojshëm.

Ajo çfarë u kuptua gjatë kësaj mbledhje ishte qëllimi dhe prioritetet për sezonin e ri turistik 2019, që konsiston në promovimin dhe njohjen e qarkut të Gjirokastrës si një destinacion tërheqës dhe mikpritës, bazuar në të gjitha asetet natyrore, kulturore dhe historike, me qëllim kryesor rritjen e nivelit ekonomik të zonave me potencial turistik.

Vetëm gjatë 2018-s numri i vizitorëve vendas dhe të huaj në këtë qark ka qenë rreth 162.995, ndër të cilët vetën në Bashkinë Gjirokastër ka patur 114.278 vizitorë, Bashkinë e Përmetit 26 000, në Bashkinë e Tepelenës 8000 vizitorë, në Bashkinë Libohovë 9200, në Bashkinë Këlcyrë 1517 dhe në Bashkinë Memaliaj 1000 vizitorë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit alija gjirokaster perlat vatoci turizmi ne gjirokaster zamira rami astrit alija gjirokaster perlat vatoci turizmi ne gjirokaster zamira rami

Sondazh

Poll