Aktualitet

‘Pacienti 0’ jep sinjale shprese nga spitali: Po shërohem! Njerëzit nuk duhet të kenë panik, ta marrin me sportivitet e

18 Mars 2020, 20:35 Nga DOSJA
‘Pacienti 0’ jep sinjale shprese nga spitali: Po shërohem!

TIRANË- Pacienti zero që është identifikuar si Viktor Kola, është shprehur se e ka mposhtur këtë virus. Kola tha se ai nuk ka pasur shumë temperature, por ka pasur dhimbje kokë dhe këputje trupi.

Në një intervistëe për emisionin “Open”, pacienti zero tha se COVID-19 është si një grip dhe qytetarët nuk duhet të ketë panik, por duhet ta marrin me sportivitiet dhe me qetësi e durim.

Sa ka qenë temperatura?

Nuk kam pasur shumë, e kam kaluar pa temperaturë. Çuni ka kaluar me shumë temperaturë.

Po tjetër?

Lodhje dhe marrje mendsh dhe dhimbje koke.

A pate frikë në momentin e parë, kur kuptove se ishe i infektuar?

Gjëja kryesore që po e bëj këtë intervistë, për të qesuar sa më shumë. Ky virusi është një grip, pak më i fortë se gripet e tjera. Unë mendoj se është një panik i hapur shumë, epidemi ka pasur dhe më parë. Nuk mendoj se kalon, por kalon me sportivitiet me qetësi me durim. Dua të falenderoj shumë stafin e spitalit që na kanë shërbyer.

Ti ke qenë me djalin?

Unë jam pacienti zero, jam treguar i qartë me mjekët. Por shumë të tjerë e kanë kaluar të qetë në shtëpi pa probleme fare.

Si ie keni kaluar këto ditë në spital?

Këto ditë kur je në duart e mjekëve. Ky virus nuk ka bindje politike, duhet luftuar bashkërisht. Unë i uroj të gjithë shqiptarët që ta kalojnë sa më lehtë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 pacienti 0 viktor kola masat kunder covid 19 pacienti 0 viktor kola

Sondazh

Poll