Ekonomi

A është dezinfektues i mirë rakia? Pëllumb Pipero u përgjigjet qytetarëve: Nuk e këshilloj, lani duart sa më shpesh

17 Mars 2020, 22:03 Nga DOSJA
A është dezinfektues i mirë rakia? Pëllumb Pipero u

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero dhe mbrëmjen e sotme u është përgjigjur pyetje të shumta që kanë pasur qytetarët në lidhje me transmetueshmërin dhe rrezikun nga COVID-19. Pipero i ftuar sot në emision, “Open” në Top Channel, ka qetësuar qytetarët duke treguar se cilët janë më të rriskuar dhe u ka dhënë këshillën që të qëndrojnë në shtëpi.

Në qoftë se pi duhan, a jam më i rriskuar?

Faktet janë kokëforte në Kinë. Janë 76% e të prekurve meshkuj, të cilët shumica pinë duhan. Duhani është factor i rëndësishëm në komplikim e sëmundjes.

Jam një grua shtatëzënë, sa mundësi kam të infektohem?

Ashtu si çdo person tjetër jeni të rriskuar për tu infektuar. Por faktet tregojnë që gratë shtatëzëna dhe gratë e tjera në përgjithësi e kalojnë infektimin pa manifestuar simptoma.

Në një autobus me 40 veta, ku dy janë të infektuar, sa prej udhëtarëve mund të jenë infektuar?

Pjesa me e madhe e udhëtarëve.

A është dezinfektues i mirë rakia?

Unë do të këshilloja alkoolin xhel, apo alkolin dezinfektues në farmaci. Kjo sepse alkooli i farmacisë ka një forcësi prej 60% dhe nuk e lë virusin të zhvillohet, ose e mund për pak minuta. Pas kësaj të lani duart me ujë dhe sapun.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll