Pandemia e koronavirusit/ Anulohet “Eurovision 2020”, ja kur mund të zhvillohet
18 Mars 2020, 14:29Nga DOSJA
HOLLANDË– Eurovision 2020, që ishte planifikuar të zhvillohej në muajin maj, në Roterdam, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Hollandeze do të thotë se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka marrë vendimin e vështirë për të mos vazhduar me ngjarja live siç ishte planifikuar.
“Shëndeti i artistëve, stafit, tifozëve dhe vizitorëve, si dhe situata në Hollandë, Evropë dhe në botë, është në zemër të këtij vendimi”,- shkruhet në faqen zyrtare të Eurovision.
Jon Ola Sand, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision është shprehur se ky konkurs i këngës pritet të realizohet tashmë në vitin 2021.
“Ne jemi shumë krenarë për konkursin e këngës në Eurovision, që për 64 vjet ka bashkuar njerëz në të gjithë Evropën. Dhe ne jemi thellësisht të zhgënjyer për këtë situatë. EBU, së bashku me transmetuesin pritës, NPO, NOS, AVROTROS dhe qyteti i Roterdamit do të vazhdojnë të flasin për të parë nëse është e mundur të organizohet Konkursi i Këngës Eurovision në Roterdam në vitin 2021. Për fat të keq , kjo nuk ishte e mundur për shkak të faktorëve që janë jashtë kontrollit tonë. Por mund t’ju premtoj: Konkursi i Këngës në Eurovizion do të kthehet më i fortë se kurrë “,- ka shtuar më tej, mbikqyrësi ekzekutiv i Eurovision 2020.
Arilena Ara fitoi çmimin e parë të festivalit të 58-të të Këngës në RTSH. Ara do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong që këtë vit do të zhvillohej në Amsterdam të Holandës, por mesa duket duhet të presim që e gjithë situata shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, që ka gjunjëzuar botën mbarë, të marrë fund.
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË– Olta Gixhari ka menduar që këto ditë karantinimi t’i kalojë pranë të dashurit të saj ‘misterioz’, në Spanjë. Ajo ka publikuar foto dhe video të ndr...
TIRANË– Modelja seksi, Oriola Marashi ka sfiduar virusin vdekjeprurës, dhe duket se nuk e ka aspak frikë. Tepër aktive në rrjete sociale, Oriola ka ardhur ...
Art&Argëtim18 Mars 2020, 12:56
TIRANË-Vetë-izolimi për shkak të përballjes me përhapjen e koronavirusit ka prekur jetën e secilit. Dikujt i ka mbyllur punën, një tjetri i ka prekur regji...
BRITANI– Aktori i njohur ditën e djeshme lajmëroi se kisjte rezultuar pozitiv me koronavirus. Idris Elba është shprehur se virusin vdekjeprurës COVID-19, mund t...
Ata që kërkojnë të zgjerojnë ‘dietën’ mediatike të fëmijëve të tyre gjatë kohës së kaluar në shtëpi për shkak të koronavirusit nuk duhet të kufizojnë menunë në ...
JAPONI– Ndërmarrja japoneze e videove për të rritur ka ofruar 200 filma pornografikë falas, si mbështetje ndaj pandemisë së koronavirusit, por faqja doli ...
BRITANI– Prodhuesi i Ozzy Osbourne, Andrew Watt ka konfirmuar se është diagnostikuar me koronavirus pasi rezultoi pozitib gjatë testit të Covid-19.Andrew,...
KANADA– Disa po i shijojnë këto ditë izolimi në shtëpi, ndërsa disa të tjerë po e vuajnë periudhën të mbyllur brenda dhe pa aktivitet. Por, një gjë është e sigu...
TIRANË- Këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni, të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në një lidhje të drejtpërdrejtë, treguan dhe për bisedat e gjat...