Art&Argëtim

“Dashuri në kohë Korone”, set fotosh i pazakontë! Çifti shqiptar puthen me maska, veshur nuse e dhëndër

18 Mars 2020, 11:38 Nga DOSJA
“Dashuri në kohë Korone”, set fotosh i pazakontë!

KOSOVË– Koronavirusi tashmë është një pandemi globale, dhe ka prekur të gjithë njerëzit në çdo cep të botë. Por, disa prej tyre kishin planifikuar prej kohësh ceremonitë e ëndrrave të tyre, përfshirë këtu dhe dasmën.

Një çift kosovar nuk kanë nguruar të bëjnë setin e tyre veshur nuse e dhëndër, por duke marrë edhe masat mbrojtëse në këto ditë të vështira. Me maskat vënë, çifti i të sapomartuarve kanë pozuar, në një set postuar nga fotografi Agon Gjinofci.

 

 

Love in the time of corona ?❤️

A post shared by Agon Gjinofci (@agongjinofci) on

“Dashuri në kohë Korone”,– e ka titulluar këtë album, fotografi në fjalë.

Distancën e kanë lënë pas në këtë ditë të rëndësishmë, por maskat jo. Puthje me maskë, është një ndër fotot realizuar nga dy të rinjtë që kanë kurorëzuar dashurinë në kohë koronavirusi.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim cifti shqiptar pozojne me maska dasme ne koje koronavirusi koronavirusi ne kosove cifti shqiptar pozojne me maska dasme ne koje koronavirusi koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll