Art&Argëtim

Kontakt me gruan e kryeministrit kanadez, aktori Idris Elba zbulon si u infektua me koronavirus (FOTO)

18 Mars 2020, 12:35 Nga DOSJA
Kontakt me gruan e kryeministrit kanadez, aktori Idris Elba zbulon si u infektua

BRITANI– Aktori i njohur ditën e djeshme lajmëroi se kisjte rezultuar pozitiv me koronavirus. Idris Elba është shprehur se virusin vdekjeprurës COVID-19, mund ta ketë marrë nga Sophie Trudeau, pasi ylli hollivudian pranoi se kishte kontakt me gruan e kryeministrit kanadez, e cila ka rezultuar gjithashtu me koronavirus.

Të dy u takuan, ende pa e marrë vesh se do të rezoltonin pozitivë me Covid-19. Aktori 47 vjeçar zbuloi në një video të shpërndarë në Tëitter të martën në mbrëmje se ishte ekspozuar ndaj sëmundjes vdekjeprurëse më 4 mars, në të njëjtën ditë kur pozoi me Sophie në ngjarjen bamirëse We Day UK, në Wembley.

Idris u shpreh: “Është e vështirë të thuash kur e mora sëmundjen ose kur e kontraktova COVID-19, është e vështirë të thuhet se kur. Dua të them që e di se kam qenë i ekspozuar ndaj tij që në 4 mars. Kjo është kur personi që doli pozitiv, ishte koha kur unë hyra në kontakt me atë person. Pra, në thelb, unë mund të kisha qenë pozitiv që nga 4 Marsi, por është e vështirë të them kur kam kontraktuar dikë me koronë, ju mund ta kontraktoni atë në çdo kohë, por ekspozimi im i njohur ishte 4 Marsi.”

Gjithashtu pak ditë më parë u përhap lajmi, se ndaj testit të koronavirusit kishin rezultuar dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau së bashku me gruan e tij, Sophie Trudeau.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori idris elba koronavirusi kryeministri kanadez sophie trudeau aktori idris elba koronavirusi kryeministri kanadez sophie trudeau

Sondazh

Poll