Art&Argëtim

“Të bëjnë dashuri sa të duan”, babai i Klajdi Harunit zbulon ‘sekretin’! Lidhja me Anxhela Peristerin: Më recitonte

18 Mars 2020, 09:39 Nga DOSJA
“Të bëjnë dashuri sa të duan”, babai i Klajdi

TIRANË- Këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni, të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në një lidhje të drejtpërdrejtë, treguan dhe për bisedat e gjata telefonike, dhe lidhjen e veçantë që kishin me njëri-tjetrin. Të ftuar në bashkëbisedim ishin dhe prindërit e këngëtarit, të cilët treguan disa ‘sekrete’ të Anxhelës dhe Klajdi Harunit.

Babai i Klajdit rrëfeu se si dy familjet e tyre korçare njiheshin mirë, dhe i biri kishte një miqësi të ngushtë për Anxhela Peristerin, madje flisnin aq shumë në telefon, sa njëherë fatura i kishte shkuar 320 mijë Lekë.

“Të kujtohet Anxhela…Një muaj na erdhi telefoni 320 mijë lekë, i thashë nënës së Anxhelës: Telefonin e paguaj unë, ata le të bëjnë dashuri sa të duan në telefon. Asokohe ashtu bëhej dashuria nga telefoni”,- tregoi babai i Klajdit.

Ndërko Anxhela Peristeri ka treguar se ishin mjaft të vegjël në atë kohë, dhe flisnin gjatë në telefon, dhe Klajdi Haruni si një tip romantik, i recitonte poezi nga bisedat e gjata.

“Kemi qenë shumë të vegjël, ishim në shkollë bashkë. Klajdi s’po i tregoj të gjitha. Zakonisht flisnim shumë në telefon. Klajdi më shkruante poezi, më merrte në telefon dhe m’i recitonte. Prandaj i shkonte telefoni aq shumë. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vërtet shumë të vegjël”,- u shpreh këngëtarja.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri këngëtarët klajdi haruni anxhela peristeri këngëtarët klajdi haruni

Sondazh

Poll