Art&Argëtim

Karantinë ëndrrash! Të rrethuar në luks brenda rezidencës 21 milion $, ku po kalojnë izolimin Meghan dhe Princ Harry (FOTO

18 Mars 2020, 10:20 Nga DOSJA
Karantinë ëndrrash! Të rrethuar në luks brenda

KANADA– Disa po i shijojnë këto ditë izolimi në shtëpi, ndërsa disa të tjerë po e vuajnë periudhën të mbyllur brenda dhe pa aktivitet. Por, një gjë është e sigurt: Princ Harry dhe Meghan Markle janë mbyllur në një karantinë ëndrrash.

Pasi u shkëputën nga familja mbretërore në Britani, çifti kanë investuar plot 21 milionë dollarë, për një super vilë luksoze, me një pamje të mrekullueshme. Rrethuar me ujë dhe gjelbërim, me një arredim të adhurueshëm, ku dominon bardhësia, zgjedhur plot shije, Meghan dhe Princ Harry zgjodhën rezidencën ujore në Kanada për të filluar një jetë të re.

Prona 6.900 metra katrore përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi dhe pesë banjo në të katër katet e shtrira në perëndim të Vankuverit.

Rezidenca nga ana e plazhit përbëhet nga në një seri pronash ekstravagante të quajtur ‘Golden Miles’ dhe dritaret e saj ofrojnë pamje panoramike të oqeanit.

Me gardhe të larta dhe një mur izolues, Meghan dhe Princ Harry janë kujdesur gjithashtu edhe për privatësinë e tyre, duke bërë të mundur mbrojtjen e intimitetit.

Ata u shkëputën nga familja mbretërore disa muaj më parë, duke shkaktuar mjaft polemika në lidhje me Pallatin. Mbretëresha Elizabeth i hoqi të gjitha përfitimet e statusit mbretëror çifti, por megjithatë publikisht dha një mbështetje për ta.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz karantine koronavirusi ne bote meghan markle princ harry rezidenca 21 milion dollare karantine koronavirusi ne bote meghan markle princ harry rezidenca 21 milion dollare

Sondazh

Poll