Aktualitet

ME VIDEO/ Në mes të Tiranës, qytetarët ulen serbes-serbes në lokal dhe shijojnë kafe nën rrezet e diellit, fëmijët luaj

18 Mars 2020, 10:31 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Në mes të Tiranës, qytetarët ulen serbes-serbes

TIRANË– Qytetarët kanë dalë të shijojnë rrezet e diellit të ditës së sotme, por nuk kanë harruar të konsumojnë edhe kafenë e përditshme. Një lokal në zonën e Ali Demit në Tiranë, duket se ua ka dhënë këtë mundësi qytetarëve që të ulen në bar dhe totalisht serbes-serbes pa iu trembur syri nga masat e ndërmarra nga qeveria.

Të ulur në tavolinat jashtë lokalit, që ka edhe çadra, ata shihen mjaft të qetë që iu është dhënë mundësia për të dalë nga karantina. Ndërkohë rreth e qark shihen fëmijë që luajnë me top. Ende nuk dihet se si lokal ka marrë iniciativën për të qëndruar hapur dhe për të ofruar shërbimet e tij, ndërkohë që e gjithë jeta në Shqipëri është paralizuar për shkak të Covid-19.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll