Aktualitet

“Jemi remi”, mjeku Tritan Kalo flet për pacientin që është afër shërimit: Sukses i ekipit, do dalim  faqebardhë në

17 Mars 2020, 21:48 Nga DOSJA
“Jemi remi”, mjeku Tritan Kalo flet për pacientin që

TIRANË- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka reguar pas lajmit të mirë se pacienti i parë në Shqipëri është drejt shërimit nga COVID-19. Kalo shkruan se fillimi i mirë është gjysma e punës u u ron suksese të mëtejshme të gjithë mjekëve që po ndihmojnë pacientet në këto kohë. Sipas tij jemi në një moment “remi”, dhe duket se ndeshja e shahut, siç e quan ai do vijojë gjatë.

 “FILLIMI I MBARË shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një SUKSES të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….SUKSESE edhe të mëtutjeme të gjithë Mantelbardhëve, Infermjerëve, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..

Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme…. Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS!!!”, shkruan Kalo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll