Aktualitet

Pacienti që është drejt shërimit tregon historinë e tij: Në fillim ishte tmerr i vërtet. Ia dola, është më pak se grip

17 Mars 2020, 20:15 Nga DOSJA
Pacienti që është drejt shërimit tregon historinë e

TIRANË- Pacinenti që po sherohet nga COVID-19 në Invektiv, ka folur sot pas lajmitt ë mirë që është shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti që po shërohet në një lidhje telefonike me emisionin “Open”, ka treguar të gjithë historinë e tij. Ai është shprehur se në fillim ka qenë shumë i tmerruar, por shtoi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi është më pak se një grip normal.

Kam bërë tamponin dhe në datën 10 kam dalë pozivit, pasi kisha kontakte me mikun tim që është pacienti “0”. U tremba, sepse ishte një sëmundje e padëgjuar, shumë panik, shumë problem, po flitej në të gjithë botën. Një tmerr i vërtetë. Unë në momentin që kam dalë pozitiv, kam qëndruar në shtëpi dhe ka ardhur mjekut. Unë kam qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Ditët e para kisha vetëm djersë, pastaj kisha temperaturë dhe më pas kisha vështirësi me frymëmarrjen. Jamndihmuar nga mjekët me anë të telefonit, por nuk kam marrë antibiotik dhe jam ushqyer si ditët e tjera. Kam pirë lëngje dhe ushqime të tjerë. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pa menaxhueshme, është më pak se një grip normal”, u shpreh pacienti i identifikuar nga moderatorja si Mark.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi

Sondazh

Poll