Aktualitet

Dyshohej se kishte koronavirus, flet mjek Arjan Mezini: Kisha kontakte me të afërmin e një të infektuari, dola negativ

17 Mars 2020, 21:13 Nga DOSJA
Dyshohej se kishte koronavirus, flet mjek Arjan Mezini: Kisha kontakte me

TIRANË– Mjeku pneumolog Arjan Mezini, i ftuar në emisionin “Opinon” ka deklaruar se është tesuar për koronavirus.

Doktori ka bërë me dije se ai u testuar pasi dyshohej se kishte pasur kontakte me të afërmin e një të infektuari, i cili ndodhet në intubim.

“U testova pardje. Erdhi pacienti në intubim. Nuk kisha kontakte me të por mendohet se kisha kontakte me të afërmin e tij. Dje mora përgjigjen dhe reuzltova negative,”– ka bërë me dije doktori.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan mezini koronavirusi ne shqiperi arjan mezini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll