Aktualitet

Pacienti që po shërohet tregon si mori COVID-19: Isha në një darkë me pacientin “0”, nuk merret aq lehtë virusi

17 Mars 2020, 20:23 Nga DOSJA
Pacienti që po shërohet tregon si mori COVID-19: Isha në një

TIRANË- Pacienti i parë që po shërohet duke mposhtur COVID-19, ka treguar se si është infektuar. Pacienti i cili është identifikuar si Mark, nga moderatorja e “Open”, Eni Vasili ka treguar se ka qenë në një darkë me pacientin “0” dhe nga 10 veta në tavolinë ka janë infektuar vetëm 3 persona.

Si u infektove?

Kam qenë në një darkë me të. Dorën ia kemi dhënë pacientit zero. Kemi qenë 10 veta në tavolinë dhe vetëm 3 janë infektuar. Prandaj nuk do të thotë që çdo njeri që takohet më të infektuarin do sëmuret dhe ai.

Çfarë mesazhi ke për qytetarët që janë në panik?

Duhet menaxhuar vetëm stresi, nuk dueht të kemi panik. Vetëm kështu kalohet ky virus.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi

Sondazh

Poll