Aktualitet

“Kam merak për nënën”, Baton Haxhiu kërkon ashpërsim të masave nga qeveria në Shqipëri e Kosovë: Kam 8 ditë i izol

17 Mars 2020, 21:28 Nga DOSJA
“Kam merak për nënën”, Baton Haxhiu kërkon

TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka treguar sot eksperiencën e tij me COVID-19 dhe si po e përjeton këtë situatë. Haxhiu i ftuar në emisionin “Open”, ka thënë se masat e marra nga qeveria si në Kovovë dhe në Shqipëri janë të pakta. Më tej analisti u shpreh se ai nuk ka frikë për shëndetin e tij por mendon vetëm për nënën që është më shume se 80-vjeçe.

Dal nganjëherë një shëtitje 30 minutëshe në këmbë ose me makinë për të shikuar si është qyteti. Nuk është hera e parë që unë izolohem. Lufta më ka izoluar për 8 ditë. Atëherë kërciste plumbat e kallashit tani kërcet frika dhe paniku. Nuk jam i shqetësuar për veten, por nuk mund të takoj nënën e cila ka më shumë se 80 vjeçe”, u shpreh Baton Haxhiu.

Sipas Haxhiut pritet një krizë ekonomike, e cila do fillojë që në muajin prill. “Jemi në fillim të koronavirusit. Piku sipas shembujve të vendeve të tjera do të jetë pas 2-3 javësh. Kjo do shkaktojë një krizë të madhe ekonomike. Prandaj përgaituni për muajt e ardhshëm. Këtë frikë e kanë edhe vendet më sociale së Shqipëria”, u shpreh Haxhiu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi baton haxhiu koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll