Aktualitet

Lajme të mira nga Infektivi, drejt shqërimit pacienti i parë nga COVID-19 në Shqipëri

17 Mars 2020, 19:23 Nga DOSJA
Lajme të mira nga Infektivi, drejt shqërimit pacienti i parë nga

TIRANË- Pacienti i parë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri është drejt shërimit. Lajmi bëhet publik nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një reagim në Facebook, Manastrliu bën me dije se pacientit i është bërë sot tamponi dhe ka rezultuar nëgativ dhe më tej shton se kemi të bëjmë me kontaktin e parë të pacientit zero që u identifikuar me COVID-19 në vendin tonë.

Po ashtu kreu i Shëndetësisë shton se do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit.  “Lajm i mirë?? Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19 Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit! #Bravo ekipit të spitalit infektiv??”, shkruan Manastirliu.

Personi i cili është drejt shërimit është babai 54-vjeçar i djalit i cili njihet edhe si pacienti zero në Shqipëri.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu sherohet pacienti i pare ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu sherohet pacienti i pare ne shqiperi

Sondazh

Poll