Aktualitet

Mësuesi i infektuar në Korçë, reagon shkolla “Omiros”: Ka mundësi të jetë prekur pas pezullimit të mësimit, familja

17 Mars 2020, 18:06 Nga DOSJA

KORCE- Shkolla jopublike 9-vjeçare “Omiros” në Korçë, ka reaguar për infektimin nga COVID-19 të njërit prej mësuesve të kësaj shkolle, lajm që ka izoluar dhe ka alarmuar të gjithë prindërit e fëmijëve që kanë marrë mësime në këtë institucion. Në një letër të hapur, shkolla bën me dije se ka mundësi që mësuesi të jetë infektuar pas mbylljes së përkohshme të shkollave, dhe se ai ndodhet tanimë i izoluar. Një detaj interesant nga shkolla, është edhe fakti, se familja e mësuesit nuk është infektuar.

REAGIMI I PLOTË:

Në lidhje me rastin e arsimtarit të shkollës “Omiros” Korçë, i cili u gjend pozitiv në testin për koronavirus, Drejtoria e shkollës, deklaron se veproi që në çastin e parë me përgjegjësi të plotë dhe sipas udhëzimeve të dhëna nga institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë. Arsimtari ka shumë mundësi që të jetë infektuar pas mbylljes së shkollave në vend, por meqënëse nuk ka siguri të plotë për këtë, Drejtoria e Shkollës, informoi menjëherë të gjithë prindërit e nxënësve dhe institucionet përkatëse ashtu siç duhej. Ju sigurojmë se janë marrë masat përkatëse dhe po ndiqen rregullisht të gjitha procedurat e parashikuara. Mësuesi që është vendosur në karantinë është duke marrë kurën e përshtatshme, ndërsa anëtarët e familjes së tij, të cilët po ashtu kanë kryer analizat e nevojshme, u gjendën negativë ndaj koronavirusit. Në çdo rast shkolla jonë do të kryejë dhe dezinfektim të detajuar para se të funksionojë sërish. Nga drejtoria e Shkollës “Omiros”.”

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mesuesi i infektuar nga covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mesuesi i infektuar nga covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll