Aktualitet

COVID-19/ Balluku njoftoi mbylljen e fluturime me Italinë, por nga Rinasi vijojnë udhëtimet drejt Romës

17 Mars 2020, 18:58 Nga DOSJA
COVID-19/ Balluku njoftoi mbylljen e fluturime me Italinë, por nga Rinasi

TIRANË- Ministrja e Industrisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, me anë të një urdhri bëri më dije se ndaloi të gjitha fluturimet nga dhe për në Itali pas përhapjes së COVID-19. Pas vendimit të Ballukut, një reagim erdhi nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe Aviacioni Civil, ku kanë shpejguar dhe ndalimin e udhëtimeve.

Por edhe pse ka një urdhër për ndalimin e udhëtimeve drejt Italsië, bëhet me dije se disa avion janë ngritur nga Rinasi dhe kanë ndalaur në aeroportet e Italisë. Dosja.al mëson se fluturimet janë bërë me avionin e ‘Alba Wings’, për llogari të kompanisë ‘Blue panorama’.

Në datën 16 mars, avioni me kodin ZB AWB ka bërë në total 4 fluturime, por 2 prejt tyre i ka bërë me Italinë. Një nga Roma në Tiranë dhe tjetri nga Tirana në Rome. Por në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës rezulton se janë anuluar të gjitha fluturimet, jo vetëm me Italinë por edhe me destinacione të tjera, ndërkohë që faktet thonë të kundërtën.

Këto fluturime mësohet se janë për llogari të ambasades Italiane për riatdhesimin e shtetasve Italiane dhe shqiptarëve me lejeqëndrimi të rregull në Itali nga Shqiperia. Fluturimet nga Tirana në Romë bëhet me pasagjerë, ndërsa në kthim avionët janë bosh. Në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19, avionët pas çdo fluturimi dezifektohet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulohen fluturimet drejt italisë belinda balluku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 anulohen fluturimet drejt italisë belinda balluku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll