Aktualitet

U shkarkua se denoncoi mungesën e mjeteve në spitale/ Rikthehet në detyrë Ilir Allkja, mjeku i Urgjencës së QSUT-së: Sot

17 Mars 2020, 18:43 Nga DOSJA
U shkarkua se denoncoi mungesën e mjeteve në spitale/ Rikthehet

TIRANË– Rikthehet në detyrë mjeku Ilir Allkja. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

Mjeku Allkja shkuran se falë solidaritetit të mijëra qytetarëve të thjeshtë, kolegëve, gazetarëve dhe politanëve është rikthyer në atë që ai e ka quajtur vijën e parë të luftës anti-Covid19.

Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë! Ju falënderoj të gjithëve! Ne do t’ja dalim! Mirënjohje pa fund për besimin e mbështetjen!,“-shkruan mjeku. 

POSTIMI I PLOTË: 

Tre ditë më parë, Dosja.al raportoi ekskluzivisht lajmin për largimin e mjekut nga puna. Allkja është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19. Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij të fundit.

Më pas, Allkja, ka hedhur poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt për përdorimin e Brufenit. Mjeku tha se medikamenti, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore. Paralajmërimin e tij e konfirmuan më pas edhe autoritetet franceze. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 ilir allkja koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll