Aktualitet

Koronavirusi izolon brenda qytetarët, fillon shpërndarja e ushqimeve, ministrja Xhaçka: Kemi në fokus pensionistët dhe fami

17 Mars 2020, 16:35 Nga DOSJA
Koronavirusi izolon brenda qytetarët, fillon shpërndarja e ushqimeve,

TIRANË– Ka filluar shpërndarja e ndihmave të para për pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë për të përballuar situatën e krijuar nga rreziku i virusit COVID-19.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, ishte te Rezervat e Shtetit  për të parë nga afër përgatitjen e pakove me ushqime.  Xhaçka u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim duke i siguruar ata se do kenë mbështetjen maksimale të struktutave shtetërore.

Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithë bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjithëve të kenë besim dhe të bëjnë durim! Jemi angazhuar bashkë me Rezervat e Shtetit, Emergjencat civile, Bashkitë dhe po përgatisim mbështetjen e atyre që janë në nevojë. Fokusi ynë janë pensionistët kryefamiljarë dhe familjet më të varfëra. Ju lutem durim dhe vetëm durim, kjo është luftë në kuptimin më të vërtetë të fjalës dhe prandaj të gjithë duhet të kufizojmë çdo gjë që mundemim“- u shpreh ministrja Xhaçka.

Pakot, që po shpërndahen nga Rezervat e Shtetit përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë. Ndërsa shpërndarja e tyre do të bëhet nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal.

Nisma e Ministrisë së Mbrojtjes  vjen në kohën kur bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur dhe një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi olta xhacka pakot me ushqime koronavirusi ne shqiperi olta xhacka pakot me ushqime

Sondazh

Poll