Aktualitet

‘Pse s’i tregoni popullit të vërtetën’, mjeku Petrit Vargu i dërgon 15 pyetje Ramës: Pse s’bëni depistime në rret

17 Mars 2020, 14:56 Nga DOSJA
‘Pse s’i tregoni popullit të vërtetën’, mjeku

TIRANE- Mjeku Petrit Vargu i dërgon një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku e pyet për 15 çështje që sipas tij, janë thelbësore në luftën kundër koronavirusit. Nga sasia e tamponëve, tek respiratorët dhe paratë e hedhura për këtë luftë, mjeku kërkon përgjigje.

Letra e plotë e mjekut:

I nderuar z.kryeministër! Quhem Petrit Vargu. Nëse nuk gaboj, më njeh. Më lejo t’ju pyes, që në këtë hall të madh që i ka rënë gjithë botës, përse nuk i tregoni popullit të vërtetën. Ose të paktën atë që mendohet si e vërtetë.

1) Sa tamponë ka shteti që unë i paguaj taksa gjithë jetën?

2) Sa ka paguar qeveria ime?

3) Sa respiratorë punojnë dhe sa janë disponibël për popullin?

4) Sa shtretër jane në dispozicion nga spitalet shtetërore?

5) Pse nuk punohet me projeksione në Shqipëri?

6) Si do të bësh me shtresën e popullsisë që kinezët e quajnë A, B, C, D?

7) Si ka mundësi që virusi është përhapur vetëm në 7 rrethe?

8) Pse nuk bën depistime në rrethet që sipas jush janë të paprekura?

9) Çfarë thotë profesorati që keni afruar për këtë problem?

10) Duke qene se kjo rrugë është afatgjatë, a duhet të punohet me projeksione për rajone të veçanta, për ekonominë, shëndetësinë, arsimin, kulturën?

11) Këngët dhe dëfrimi që na ofroni na bën që të kemi moralin lart ose ulët, por nuk na e zgjidhin problemin që kemi.

 

12) Në këto ore duam reaksion nga shkenca dhe qeveria dhe jo histori gjobash apo histori të tjera politike me integrime apo jo.

13) Sa mendoni ju dhe task-forca qe do të zgjasë kjo luftë?

14) Sa është shuma e lekëve që është llogaritur për këtë luftë?

15) E vetmja mënyrë në situata të tilla është që të bëhet një qeveri me bazë të gjerë me njerëz të dijshëm.

Boll me rilindjen! Boll me falsitete! Mos e tallni këtë popull!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi petrit vargu plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi petrit vargu plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll