Politike

Rama publikon deklaratën e OBSH-së: Që ta dini kur dëgjoni nga ata që kanë vite të tëra pa punë dhe tregojnë si bëhet

17 Mars 2020, 16:33 Nga DOSJA
Rama publikon deklaratën e OBSH-së: Që ta dini kur dëgjoni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot një deklaratë të Organizatës Botëtore të Shëndetësisë. Në reagimin e tij në Facebook, Rama u bënë thirrje qytetarëve të të shikojnë këtë njoftim kur dëgjojnë, “OBSH” nga politikanët që ai i quan të papunë dhe tregojnë se si bëhet puna.

? JA EDHE OBSH-ja NJË MINUTË MË PARË, QË TA DINI KUR TË DËGJONI TOGFJALËSHIN OBSH NGA ATA QË KANË VITE TË TËRA PA PUNË DHE TREGOJNË NGA EKRANET E NGA PORTALET SE SI BËHET PUNA”, shkruan Rama.

Ky reagim i Kryeministrit është një përgjigje për Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për mjekun Petrit Vargu, rtë cilët kanë thënë se duhet bërë tamponi në masë, pasi dhe OBSH e sugjeron një gjë të tillë.

DEKLARATA E OBSH 

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së. Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 obsh ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 obsh ne shqiperi

Sondazh

Poll