Bota

Afrikë/ Të mbijetuarit e ciklonit ‘Idai’ qëndrojnë në çatitë e shtëpive duke pritur për ndihmë

20 Mars 2019, 13:03 Nga DOSJA
Afrikë/ Të mbijetuarit e ciklonit ‘Idai’

Mozambik- Punonjësit e ndihmave gjithashtu po luftojnë kundër kohës për të shpëtuar mijëra fëmijë nga bllokimi i ujit në Buziut, një krahinë në provincën qendrore Sofala të vendit. Sipas raportimeve të bëra më shumë se 50 kilometra tokë në qytetin Buzi janë zhytur pasi lumi doli nga shtrati pas goditjes së ciklonit ‘Idai’.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të dërgojë 3.97 milionë dollarë ndihma urgjente në Mozambik, Malavi dhe Zimbabve. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të dërgojnë rreth 5 milionë dollarë ndihma.

Ndihma këto të cilat përbëhen nga furnizimet ushqimore dhe shtesat ushqimore për fëmijët, furnizimet mjekësore dhe medicinale, si dhe furnizimet për strehim për të ndihmuar 600,000 njerëz në të gjithë vendet, raporton CNN.

Gjithashtu një paralajmërim tjetër është bërë për shkak të përhapjeve të sëmundjeve në këto zona, pasi uji i dëpërtuar në këto zona do të shkaktojë ‘shpërthim’ të sëmundjeve si kolera, malaria dhe sëmundjet e tjera.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cikloni idai te mbijetuarit ne mozambik cikloni idai te mbijetuarit ne mozambik

Sondazh

Poll