Bota

Kore e Jugut/ Filmojnë fshehurazi klientët në hotele, publikojnë videot online

20 Mars 2019, 12:00 Nga DOSJA
Kore e Jugut/ Filmojnë fshehurazi klientët në hotele,

Seul, Koreja e Jugut- Si pasojë e këtyre filmimeve, dy burra janë arrestuar dhe një tjetër është mbajtur nënë hetim, pjesë e skandalit në dhomat e hoteleve. Ai kishte 42 dhoma në 30 hotele në 10 qytete të botës.

Kamerat ishin fshehur në kutitë dixhitale televizive, në mure, tek tharëset e flokëve duke ofruar pamjen më të mirë dhe më të pastër për t’u publikuar online, sipas një deklarate nga Departamenti i Hetimeve Cyber pranë Agjencisë Kombëtare të Policisë.

Faqja zyrtare online kishte më shumë se 4,000 anëtarë, 97 prej të cilëve kishin kryer pagesa mujore me një taarifë prej 44,95 dollarë. vetëm në muajin nëntor kompania siguroi rreth 6,000 dollarë përfitime.

Koreja e Jugut ka një problem serioz me kamerat e spiunazhit dhe xhirimet e paligjshme. Në 2017, u regjistruan më shumë se 6,400 raste të filmimeve ilegale, prej të cilave rreth 2,400 u raportuan në polici në 2012. Vitin e kaluar, mijëra gra dolën në rrugët e Seulit dhe qyteteve të tjera për të protestuar kundër kësaj padrejtësie dhe nën nën sloganin “Jeta ime nuk është pornografia juaj”.

Si përgjigje e këtyre, qyteti i Seulit ndërmori një masë për të gjitha filmimet e paligjshme, janë kryer inspektime të rregullta të 20 mijë banjave publike të qytetit për të kërkuar kamerat e fshehura, edhe pse disa kritikë e kanë denoncuar këtë veprim si një reagim sipërfaqësor ndaj një çështje shoqërore.

Lee Ji-soo, një specialist IT, i cili ka marrë dpërgjegjësinë për të pastruar faqet online nga këto filmime, për CNN tha se vitin e kaluar kompania kishte parë një rritje të kërkesës, pasi protestat tërhoqën shumë vëmendje.

Gjërat më të zakonshme që më thonë klientët ëshët se ata janë në gjendje të rëndë psikologjike. Ata u shprehën se nuk duan të dalin nga shtëpia dhe ndihen të fyer. Ata ndihen sikur të gjithë i njohin në rrugë dhe se kjo duhet të marrë fund sa më parë.”-u shpreh ai.

Në janar, bashkëpronari i një kompanie që merret me pornografi hakmarrje të Koresë së Jugut u dënua me katër vjet burg dhe urdhëroi të paguante një gjobë prej 1.26 milionë dollarë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lee ji-soo pergjimet ne dhomat e hotelit regjistrimet e klienteve lee ji-soo pergjimet ne dhomat e hotelit regjistrimet e klienteve

Sondazh

Poll