Bota

‘Nuk më plas për paratë, buxheti vlen më pak se jeta, guvernatori i Venetos: Do iu bëjmë tamponë të gjithëve, 1 test

17 Mars 2020, 13:41 Nga DOSJA
‘Nuk më plas për paratë, buxheti vlen më pak se jeta,

ITALI– Koronavirusi  ka “gjunjëzuar” Italinë prej më shumë se tre javësh u ka marrë jetën mbi 2000 viktimave dhe ka infektuar mbi  28 mijë të tjerë.

Përveç Lombardisë, ndër zonat me përhapjen më të madhe të koronavirusit është edhe Veneto, ku institucionet përkatëse atje në përpjekje të shmangies së përhapjes më të gjerë të COVID-19  po synon t’iu bëjë tampon të gjithë qytetarëve, pasi është  mënyra më e mirë në këto ditë të vështira ku virusi po përhapet shumë shpejt.

“Qëllimi është të gjurmojmë këdo që është pozitiv për Covid-19, në veçanti njerëzit e ashtuquajtur “asimptomatikë” të cilët, duke mos u izoluar, vazhdojnë të përhapin virusin. Edhe nëse gjej vetëm një rast pozitiv do të thotë që do të kem 10 të infektuar më pak.”- KA EDKLARUAR guvernatori i Rajonit  të Venetos, Luca Zaia

Gurvenatori Zaia ka thënë se pavarësisht investimit të shumë parave për tamponët  është një strategji e mirë për t’u përballur me koronavirusin.

“Nuk më intereson shumë buxheti vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona”. Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore, ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”.-ka thënë ai.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: tg24.sky.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gurvenatori zaia koronaviusi ne itali veneto gurvenatori zaia koronaviusi ne itali veneto

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 10:17

Koronavirusi infekton sistemin ekonomik

Tiranë– Për Romakët e vjetër muaji mars ishte muaji i parë i vitit kalendarik dhe festonin Vitin e Ri. Siç duket ardhja e pranverës i zgjonte nga gjumi d...