Politike

Koronavirusi/ Presidenti tregon pse u testua me tampon: Isha në palestër, doli njëri i njëri i infektuar, s’ja kisha dhën

17 Mars 2020, 15:54 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Presidenti tregon pse u testua me tampon: Isha në

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Neës24”, ku edhe ka treguar arsyen pse bëri testin e koronavirusit.

Kreu i shtetit tregoi se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar kishte rezultuar pozitiv. Edhe pse nuk ia kishte dhënë kurrë dorën, Meta tregoi se bëri testin pasi kohët e fundit kishte takuar shumë njerëz, përfshirë edhe mjekë. Megjithatë në fund ai rezultoi negativ. 

“Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja por nuk ja kisha dhënë dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv. Ishte kontroll i dyfshitë. Secili nga ne nuk duhet që të mendojë vetëm për vetën e tij. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm edhe për prindërit tanë ,”- tha Meta.

PJESË NGA INTERVISTA:

Presidenti Meta: Duhet të shprehim mirëkuptimin dhe solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë të prekur. Askush nuk duhet të hezitojë, sepse ndoshta ndonjëherë dhe ndjesia jo e këndshme që mund të identifikohesh në publik si bartës i këtij virusi mund t’i çojë njerëzit te frenimi për të bërë testin, për ta pranuar këtë gjë dhe për ta kaluar atë, dhe kjo mund të çojë në pasoja të tjera. Që nga humbja e jetës apo përkeqësimi i shëndetit dhe komplikacionet e ndryshme, që mund ta shoqërojnë për shkak të problemeve të tjera shëndetësore që mund të ketë kushdo. Por, edhe deri te rrezikimi i jetës së familjarëve, të gjyshërve, të fëmijëve dhe njerëzve tanë më të dashur.

Pyetje: Sigurisht meqë dhatë shembullin personal dolët negativ apo jo?

Presidenti Meta: Po, ishte kontroll i dyfishtë sepse, theksoj edhe njëherë secili nga ne nuk duhet të mendojë vetëm për veten e tij, por duhet të mendojë dhe për të gjithë te tjerët duhet të jemi shumë të vëmendshëm në të gjithë këtë histori.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll