Bota

Boshatiset Parisi, qytetarët udhëtojnë drejt periferive, Franca ndalon qarkullimin e njerëzve si shkak i koronavirusit

17 Mars 2020, 12:28 Nga DOSJA
Boshatiset Parisi, qytetarët udhëtojnë drejt periferive, Franca

Përhapja masive e koronavirusit ka frikësuar shumë edhe francezët të cilët kanë lënë qyetet  e populluara si Parisi, për t’u larguar drejt periferive atje ku mund të ketë edhe më pak rrezik.

Së fundmi  mediat e huaja kanë shkruar se qindra parisienë mëngjesin e sotëm janë nisur drejt stacioneve hekurudhore të qytetit për të shpëtuar nga rreziku në kryeqytetin francez para se zona të izolohet si shkak i koronavirusit.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se qeveria nuk do të ndalojë njerëzit që udhëtojnë drejt rezidencave në periferi, por tha se kufizimet e rrepta të jetës publike do të zbatohen edhe në bregdet ashtu siç do të ndodhin në qytet.

“Ne do të preferonim një mjedis më të hapur, në një shtëpi më të madhe me një kopsht, sesa një apartament në Paris”– tha një pedagoge e gazetarisë Camille, e cila po udhëtonte për në shtëpinë e nënës së saj në veri të Francës me partnerin e saj. Ndërkohë ajo ështëshprehur se të dy kanë  planifikaur të punojnë në distancë, nga shtëpia.

Numri i vdekjeve në Francë nga koronavirusi ka arritur në 148 dhe gjithsej 6.600 njerëz  të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Presidenti Emmanuel Macron mbrëmjen e së hënës tha që vendi “ishte në luftë” me koronavirusin dhe njoftoi kufizime të  forta për qytetarët.

Macron tha ditën e djeshme se kostot shkojnë në 1 miliard euro në muaj,  për rreth 450.000 sipërmarrje të vogla, 1500 euro do t’i jepen Cash çdo sipërmarrësi të vogël që puna i ka rënë nën 70%, gjithashtu po u kërkohet jo vetëm bankave por dhe kompanive te sigurimit që të perfshihen në situatë duke mbuluar disa kosto për bizneset e vogla.

Asnjë francez nuk do të lihet pa burime falë mbulimit të pjesshëm të papunësinë nëpërmjet ndihmës ekonomike, dhe një Fondi solidariteti.”- presidenti premtoi që asnjë sipërmarrje nuk do të lihet të falimentojë.

Ato sipërmarrje që përballen me vështirësi nuk do të kenë asgjë për të paguar, as taksa, as detyrime shoqëroret.”-theksoi ai në fjalën e tij, duke përmëndur gjithashtu qeratë dhe faturat e ujit, gazit dhe të elektricitetit të ndërprera për sipërmarrjet e vogla në vështirësi.

Ai urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi nga mesdita e sotme. Ai tha se ata duhet të dalin nga banesa vetëm për të blerë ushqime, për të udhëtuar në punë nëse është e rëndësishme. Ndërsa ushtria do  të jetë ajo që do të ndihmojë të sëmurët për t’i. Ndërsa ushtria do  të jetë ajo që do të ndihmojë të sëmurët për t’i çuar në spital.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: france24.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emannuel macron koronavirusi ne france emannuel macron koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 10:17

Koronavirusi infekton sistemin ekonomik

Tiranë– Për Romakët e vjetër muaji mars ishte muaji i parë i vitit kalendarik dhe festonin Vitin e Ri. Siç duket ardhja e pranverës i zgjonte nga gjumi d...