Bota

Një dritë jeshile/ Më pak raste të reja se dje, Italia drejt shpëtimit nga COVID-19

17 Mars 2020, 11:23 Nga DOSJA
Një dritë jeshile/ Më pak raste të reja se dje, Italia drejt

ITALI– Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit për Europën ka tejkaluar mbi 2000 në numrin e viktimave ndërsa gjatë ditëve të  fundit është parë edhe një  rritje e konsiderueshme e personave të infektuar nga koronavirusi, aq sa përmes bilanceve ngjan shumë me gjendjen e Kinës në muajinjanar.

Por në  24 orët e fundit ekspertët kanë thënë se vihet re një qëndrueshmëri tek të sëmurët, pra numri nuk është rritur më, por as nuk ka treguar rënje.

Megjithatë shifrat e 24 orëve të kaluara  kanë dhënë pak shpresë për vendin, pasi kurba e të prekurve të rinj në numër, jo moshë, që ka shkuar në +11.9% nuk ka parë rritje pavarësisht se numri pritej të rritej akoma më shumë.

Ndërkohë edhe në rajonin e Lombaridisë, zonën më të prekur në Itali shihet që kurba e përqindjes nuk është rritur më.

Kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli u shpreh: Ka 414 të shëruar të rinj, më shumë se dje. Por pacientët në terapi intensive janë në rritje,  179 më shumë, për një total prej 1,851 në të gjithë territorin e Italinë dhe një rritje në Lombardi, në total 823.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: repubblica.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 10:17

Koronavirusi infekton sistemin ekonomik

Tiranë– Për Romakët e vjetër muaji mars ishte muaji i parë i vitit kalendarik dhe festonin Vitin e Ri. Siç duket ardhja e pranverës i zgjonte nga gjumi d...