Bota

COVID-19/ Irani merr vendimin që nuk pritej, liron nga qelitë 85,000 të burgosur, përfshirë dhe ata politikë

17 Mars 2020, 11:11 Nga DOSJA
COVID-19/ Irani merr vendimin që nuk pritej, liron nga qelitë 85,000

Iran- Irani ka liruar përkohësisht nga qelitë 85,000 të burgosur, përfshirë të burgosurit politikë, si masë për ta parandaluar përhapjen më të madhe të koronavirusit. Në këtë shtet nurmi i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka shkruar në  853 dhe gjithsej janë të infektuar 14,991 njerëz.  Zëdhënësi i departamentit të drejtësisë, Gholamhossein Esmaili, tha se gjysma e personave të liruar kanë qenë duke qëndruar në burg në lidhje me shkeljet në sektorin e sigurisë.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: The Mirror

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 10:17

Koronavirusi infekton sistemin ekonomik

Tiranë– Për Romakët e vjetër muaji mars ishte muaji i parë i vitit kalendarik dhe festonin Vitin e Ri. Siç duket ardhja e pranverës i zgjonte nga gjumi d...