Bota

Ndërhyri që në fazën e hershme të koronavirusit, ja pse Gjermania po e “mposht” pandeminë

17 Mars 2020, 12:10 Nga DOSJA
Ndërhyri që në fazën e hershme të koronavirusit, ja pse

GJERMANI– Rrjeti i gjerë mjekësor i Gjermanisë me sa duket ka punuar më herët, që në fazat e para për të përballur situatën që krijon koronavirusi.

Qeveria gjermane nuk  po i  trembet koronavirusit ndryshe nga shumë vende në botë që kanë shënuar qindra mijëra vdekje. Tashmë Gjermanioa është  kombi me më pak viktima të koronavirusit, duke raportuar vetëm dy vdekje nga 1.457 raste të regjistruara në rang kombëtar.

Shumë profesionistë të shëndetësiës tregojnë për një sërë arsyesh për rezultatet e deritanishme, duke përfshirë që Gjermania, një udhëheqëse në Bashkimin Evropian me 27 vende, ka disa avantazhe të integruara që mund të ndihmojnë në mbajtjen e shkallës së vdekshmërisë dukshëm më të ulët se shumë vende të tjera.

Gjermania ka një rrjet të gjerë të laboratorëve rajonalë dhe ishte në gjendje të bënte testime të gjera për koronavirusin kur nisi të përhapet javët e fundit. Ajo ka një nga sistemet më të shtrenjta dhe të gjera të kujdesit publik shëndetësor në botë me sigurim kombëtar të kujdesit shëndetësor për të gjithë.

Gjermania gjithashtu konsiderohet të ketë një nga përqendrimet më të larta në botë të spitaleve, 1900 spitale për një popullsi prej 82 milion banorësh. Dhe punonjësit, të cilët tradicionalisht shohin nivele të larta të sigurisë në vend, priren të qëndrojnë në shtëpi kur vërejnë simptoma të një sëmundjeje.

“Ne ishim me fat që Italia ishte vendi i parë i prekur në Evropë, kështu që patëm ca kohë për t’u përgatitur për ardhjen e pashmangshme të virusit. Ne gjithashtu ishim me fat sepse relativisht pak njerëz të moshuar ishin të infektuar, ndryshe nga Italia.”-tha mjeku,  Christoph Specht.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: latimes.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani pandemi qeveria gjermane koronavirusi ne gjermani pandemi qeveria gjermane

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 10:17

Koronavirusi infekton sistemin ekonomik

Tiranë– Për Romakët e vjetër muaji mars ishte muaji i parë i vitit kalendarik dhe festonin Vitin e Ri. Siç duket ardhja e pranverës i zgjonte nga gjumi d...