Aktualitet

“Armiku që sillet rreth nesh”, video që tregon qartë zaptimin e Tiranës nga koronavirusi, nëse nuk mbrohemi godet

17 Mars 2020, 07:20 Nga DOSJA
“Armiku që sillet rreth nesh”, video që tregon qartë

TIRANË–  Tema kryesore e gjërave të përditshme është koronavirsui, nga erdhi, sa persona u infektuan dhe si të mbrohemi prej tij. E teksa mundohemi të mbrohemi, të izolohemi e të qëndrojmë në shtëpi, video-editorët Florid Imeraj dhe Henri Koçi kanë sjellë një pamje të Tiranës të mbuluar me Covid-19, versionin e zmadhuar të tij. Bashkë me një mesazh, djemtë kanë vendosur ta shpërndajnë këtë video në rrjetet sociale.

“E kujt do ia merrte mendja që një ditë do e shikonim kështu qytetin tonë. Epo ia që erdhi me një armik të panjohur i cili sillet rreth nesh. Dhe nëse ne nuk bëjmë kujdes ai godet dhe godet aty ku na dhemb më shumë, te prindërit, fëmijët, shokët, miqtë, njerëzit tonë të zemrës. Kujdesuni njerëz. Kujdesuni për veten dhe familjen. Rri në shtëpi…,“- shkruhet krah videos.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dy ditë më parë u miratua dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florid imeraj henri koci koronavirusi ne shqiperi florid imeraj henri koci koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll