Aktualitet

Eksperti global i shëndetësisë tregon me grafikë: Ja çfarë ndodh me trupin kur preket nga koronavirusi

16 Mars 2020, 21:44 Nga DOSJA
Eksperti global i shëndetësisë tregon me grafikë: Ja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesazhin e Paul Nuki, nga Global Health Security, i cili ka shpjeguar në mënyrë grafike atë që ndodh me trupin kur bie në kontakt me koronavirusin. Mjeku ka shpjeguar të gjitha fazat se si COVID-19, në trupin tonë dhe shton se virusi shpërndahet nga spërkalat dhe duhet të kemi kujdes kur prekim, gojën, hundën dhe sytë.

DEKLARATA E MJEKUT

Ajo që ndodh me trupin tuaj kur merr koronavirusin, shpërndahet nga spërklat nga hunda te goja kur kollitesh apo teshtin. Ato bien mbi sipërfaqe nga ku mund ta marrësh virusin me dorë. Nëse prek hundën, sytë apo gojën, infektohesh. Mund të sëmuresh edhe nëse i prek njerëzit po i shtrëngove duart dhe pastaj prek hundën, fytyrën apo gojën.  Çfarë ndodh kur virusi hyn në trup? Virusi qëndron në fyt, në pjesën e sipërme të traktit respirator, në shumicën e rasteve 80-85 përqind janë simptoma të buta dhe kalojnë shpejt. Mund të kesh dhimbje fyti ose një kollë të thatë, mund të kesh skuqje fyti, ndërsa sistemi imunitar hyn në veprim dhe fillon të luftojë virusin, mund të keni edhe temperaturë.

Temperatura e trupit rritet sepse po përpiqet të krijojë një mjedis të parehatshëm për virusin. Në rastet më të rënda virusi mund të sulmojë mushkëritë e të shkaktojë pneumoni.  Kjo ndodh në rreth 15-20 për qind të njerëzve të cilëve iu bashkohen dy lloje qelizash në mushkëri dhe i shkakton bllokim.  Qelizat që prodhojnë mukozë dhe qelizat ‘cilium’ që kanë qime në membranë dhe zakonisht pengojnë që mushëkrite të mbushen me pluhur dhe lëng.

Përgjithsëisht njerëzit kalojnë pneumoninë e cila do deri në 10 ditë për të arritur pikun. Megjithatë në rastet me kritike koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera. Në raste shumë të rralla sistemi imunitar mund të mbireagojë duke prodhuar sasi të shumta qelizash të bardha gjaku që aktivizojnë lëndë kimike që mund të arrijnë në mushkëri. Duke iu shtuar kjo sulmit të virusit ndaj mushkërive i dëmton qelizat edhe më tepër.  Reagimi i sforcuar imunitar mund të shkaktojë edhe vdekje të organit edhe vdekje. Disa të rinj dhe të shëndetshëm iu dorëzuan virusit pasi sëmundja është e re dhe askush nuk është imun ndaj saj.  Nëse ke sistem të mirë imunitar trupi yt mund ta luftojë atë me sukses.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama global health security masat kunder covid 19 paul nuki edi rama global health security masat kunder covid 19 paul nuki

Sondazh

Poll