Aktualitet

Rritja e çmimit të ilaçeve, Fevziu denoncon rastin: Grosistët përdorin dy fatura, nuk më erdhi njeri këtu nga frika. Ja s

16 Mars 2020, 21:41 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të ilaçeve, Fevziu denoncon rastin:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar se të gjithë shitësit e ilaçeve që abuzojmë me çmimet do të gjobiten. 

E ftuar në emisionin “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu u shpreh se sot kishtë parë me sytë e tij sesi grositët ua shisnin ilaçet me çmim më të lartë farmacive të vogël, gjë që shkaktonte një efekt zinxhir tek konsumatori. 

PJESË NGA BISEDA:

Fevziu: Kam parë me sytë e mi por nuk mund t’i sjell këtu nga frika të shitësve me pakicë, sesi farmacistët detyrohen nga grosistët që të marrin mallin me faturën e vjetër por në të vërtetë paguajnë një çmim më të lartë. Pra grosisti i thotë: o merri kështu si të them unë, ose nuk të jap gjë fare

Manastirliu: Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, kjo nuk do të thotë që abuzuesit nuk do të marrin dënimin e merituar. Ata që abuzojnë me qytetarët do të gjobiten.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me çmimet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu abuzimet me çmimet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll