Aktualitet

COVID-19/ Mjeku Alban Ylli: Edhe 2 muajt e ardhshëm koronavirusi do ketë një qarkullim intensiv, jemi në një situatë të j

17 Mars 2020, 06:57 Nga DOSJA

Tiranë- Duket se Shqipëria do të jetë të paktën edhe 2 muaj në një qarkullim intensiv të COVID 19. Të paktën kështu parashikon epidemiologu Alban Ylli, bazuar në përllogaritjet e kryera mbi ecurinë e virusit.

Nga ana tjetër, Ylli tha se shifrat që shohim sot reflektojnë atë çfarë ka ndodhur me qarkullimin e virusit në javën e parë të Marsit, ndërsa bëri me dije se numri i të prekurve do të rritet.

“Jemi duke reflektuar atë çfarë ka ndodhur me qarkullimin e javësë së parë të Marsit. Ka disa skenarë, por sipas llogaritjeve do kemi 2 muaj qarkullim intensiv”, tha Ylli ndërsa në studion e emisionit “Opinion”, publikoi edhe një kurbë të ecurisë së këtij virusi.

Ai tha se ishte pro masave drastike, të cilat kanë rezultuar efikase edhe në Kinë.

“Në Kinë autoritetet e panë efektin pas një jave. Unë jam për masa drastike. Do duhet të adaptohemi. Masat e ardhshme do të varen nga kontrolli i epidemive. Është situatë e jashtëzakonshme, por nëse shqiptarët janë mësuar me kufizimin e lirisë së tyre, francezët e kanë më të vështirë. SHBA po hezitojnë në masat e tyre, masa më drastike ishte frenimi i udhëtimeve me Europën, sepse po diskutohej që mund të ishte një katastroë në Amerikë nëse vazhdohej në këtë rrugë”, tha Ylli i cili u bëri edhe një thirrje qytetarëve.

“Do të dëshiroja që qytetarët të zbatonin masat për jetën e tyre dhe do ti bënin një nder të madh edhe sistemit shëndetësor. Duam të shmangim trasnetimin e virusit, por duhet të ruajmë edhe profesionistët”, u shpreh epidemiologu.

Marrë nga Opinion.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban ylli koronavirusi ne shqiperi alban ylli koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll