Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, FLET epidemiologu: Me fat që Shqipëria mori masa drastike, mund të shohim skenarin e Kinës

16 Mars 2020, 22:29 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, FLET epidemiologu: Me fat që

TIRANË– Epidemiologu shqiptar Alban Ylli, i ftuar në “Opinion” është shprehur se kulmin koronavirusi pritet që të ketë nga fundi i majit.

Por sipas tij, masat e marra janë drastike dhe në Shqipëri mund të shihet edhe një skenar i ngjashëm me Kinën, që tashmë ka izoluar të gjithë të prekurit.

“Shumica e të identifikuarve me covid-19 vijnë nga Italia. Ne jemi duke parë atë që ka ndodhur para një javë. Në 8 mars kemi kapur rastin e parë. Ka skenarë të ndryshëm për kohëzgjatjen. Sipas parashikimit dhe përvojës time pritet që të zgjasë deri në fund të majit por shumë e vështirë. Do këtë të pakën 3 muaj qarkullim intensiv. Jemi me fat që kemi marrë masat. Janë aq drastike sa mndtë shohim në Shqipëri skenarin e Kinës,”-tha mjeku.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban ylli koronavirusi ne shqiperi alban ylli koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll