Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Genc Sulçebe: Gratë janë më të mbrojtura, në rrezik meshkujt mbi 50 vjeç

16 Mars 2020, 22:33 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Genc Sulçebe: Gratë

TIRANË– Mjeku imunolog Genc Sulçebe, i ftuar në “Opinion” sqaroi disa disa detaje mbi reagimin e sistemit tonë imunitar pas prekjes nga koronavirusi.  Sipas doktorit, kemi të bëjmë me një virus pak të njohur, sjelljet e të cilit ndryshojnë në varësi të populates dhe të qytetarëve.

Sulçebe u shpreh se seksi femër është më i mbrojtur, ndërkohë që seksi mashkull dhe mosha mbi 50 vjeç, janë faktorë rrisku që rriten me rritjen e moshës.

“Është një problem serioz, që ne duhet të krijojmë imunitet dhe që të krijojmë imunitet duhet  të infektohet 50% e popullatës. Ne duhet ta vonojmë këtë virus dhe t’i japim kohë. Ky ndryshon komplet nga virusi i gripit, që kap moshat më të vogla. Moshat më të prekura janë mbi 50 vjeç. Kini parasysh që mosha mesatare e të vdekurve është mbi 80 vjeç. Pra kjo është një handikap. Gratë për shembull janë më pak të prekura nga virusi”, tha mjeku.

(k.m.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll