Aktualitet

‘Nuk është karantinim, është arrest shtëpie’, aktori Neritan Liçaj nuk e pranon izolimin: S’i bindem ple

16 Mars 2020, 21:15 Nga DOSJA
‘Nuk është karantinim, është arrest

TIRANË– Aktori i njohur shqiptar, Neritan Liçaj ka bërë me dije se nuk do të qëndrojë i mbyllur në banesë prej koronavirusit. 

Me anë të një postimi në Facebook, Liçaj shkruante se e izolimi i qytetarëve nuk është karantinim por “arrest shtëpie” dhe se nuk do t’i bindej kryeministrit Edi Rama. 

“Nuk është karantinim, është arrest shtëpie që e ka vënë thithsi i pluhurave i tmerruar nga 2 Marsi. Dhe ju prisni që unë ti bindem plehrës?,“-tha Liçaj.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi neritan licaj plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi neritan licaj plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll