Aktualitet

Koronavirusi prek Shqipërinë, Rita Ora sensibilizohet për vendin e saj: Rrini në shtëpi dhe mos kini frikë

16 Mars 2020, 21:22 Nga DOSJA
Koronavirusi prek Shqipërinë, Rita Ora sensibilizohet për vendin

SHBA-Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të gjithë shqiptarët që tashmë janë të alarmuar nga epidemia e koronavirusit.

Rita, nëpërmjet një videoje u është drejtuar të gjithë qytetarëve që të rrijnë në shtëpi dhe mos të frikësohen.

“Rrini në shtëpi, lani duart dhe mos kini frikë”, thotë ajo në mesazhin që zgjedh ta përfundojë me fjalët: Të dua!

 

Hello everyone!!! I just want to say thanks to the @bbc family and @nicholasgrimshaw for having me on tonights show and supporting my new song #HowToBeLonely ??? It’s going to be a very strange few weeks and months but let all stick together and do what we can. Stay safe, love you all!!! ❤️❤️❤️

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Më pas këtë video mesazh e ka ndarë me ndjekësit e tij edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj koronavirusi ne shqiperi rita ora erion veliaj koronavirusi ne shqiperi rita ora

Sondazh

Poll